Lidhje

Orë mësimi nga anija e hapësirës për një grup nxënësish në Tokë


20 të rinj u mblodhën këtë javë në Qendrën e Hapësirës Challenger pranë Washingtonit për një mësim praktik për shkencën e hapësirës nga anija Endeavour.

Astronautja Barbara Morgan u flet nxënësve të mbledhur në Qendrën për Shkencën e Hapësirës Challenger në Virginia.

Qendra është themeluar nga familjet e astronautëve që humbën jetën në katastrofën e anijes Challenger në vitin 1986. Mësuesja e shkollës fillore Christa McAuliffe ishte një prej astronautëve që vdiqën.

Barbara Morgan është e para mësuese amerikane që shkon në hapësirë që pas aksidenti tragjik, dhe shumë nga njerëzit në qendrën Challenger nuk e harrojnë këtë fakt.

I shoqi i June Scobee-Rodgers ishte mes astronautëve që humbën jetën. Ajo drejton bisedën e nxënësve me astronautët.

Të rinjtë donin të dinin çdo gjë për jetën në anije: si flihet, a shihen ëndrra, si hahet e çdo gjë tjetër.

Morgan bëri një orë mësimi nga hapësira në tokë së bashku me specialistin e misionit Alvin Drew që bënte demonstrimet.

“Kur mbaron, merr një peshqir, përshtyn dhe përpiqesh ta thash kur mbaron sepse nuk ka lavaman, se nuk ka gravitet që ta çojë ujin poshtë”, thotë ai.

Në fund nxënësit u uruan astronautëve sukses me misionin dhe një kthim të mbarë në tokë. Një ditë shumë e veçantë për këta të rinj.

XS
SM
MD
LG