Lidhje

Afganistani feston 88 vjetorin e pavarësisë nga sundimi i Britanisë


Presidenti Hamid Karzai u tha mijëra të rinjve afganë të mbledhur në stadiumin e Kabulit se Afganistani vazhdon të jetë i kërcënuar nga armiqtë, duke iu referuar me këtë kryengritjes talebane.

Afganistani festoi sot 88-vjetorin e pavarësisë nga sundimi britanik ndërkohë që ekstremistët talebanë vazhdojnë të kërcënojnë qeverinë. Presidenti Hamid Karzai u bëri thirrje mijra të rinjve afganë të mbledhur në stadiumin e Kabulit se Afganistani vazhdon të jetë i kërcënuar nga armiqtë, duke iu referuar me këtë kryengritjes talebane.

Ai dënoi vrasjen e civilëve të pafajshëm dhe u kërkoi të rinjve të arsimohen për të mbrojtur lirinë. Ndërkohë Mullah Omar, udhëheqësi taleban në arrati në Afganistan nxorri një deklaratë ku u bënte thirrje njerëzve që të bashkoheshin me kryengritjen për të përmbysur qeverinë e zotit Karzai që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Afganistani e fitoi pavarësinë nga kontrolli britanik më 19 gusht 1919. //kk//

XS
SM
MD
LG