Lidhje

Anija e hapësirës Endeavour niset për tu kthyer në tokë të martën


NASA thotë se anija e hapësirës Endeavour është shkëputur nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës në përgatitje për t’u kthyer në tokë më herët se sa ishte parashikuar.

Agjencia amerikane e hapësirës ka në plan ta ulë anijen të martën, një ditë para afatit, për t’ju shmangur uraganit Dean i cili mund të kërcënojë qendrën e kontrollit të NASA-s në Hjuston të Teksasit.

Anija e hapësirës pritet të ulet në Kejp Kanaveral të Floridës. Anija Endeavour qendroi në stacionin orbital rreth nëntë ditë, gjatë të cilave bënë katër ecje në hapësirë.//kk//

XS
SM
MD
LG