Lidhje

Bullgari: Zbulohet një prej rrjeteve më të mëdha të kontrabandës


Autoritetet bullgare bënë të njohur zbulimin e njërit prej rrjeteve më të mëdha të kontrabandës në vend. Zyrtarët e doganave thanë dje, se kishin gjetur mbi 1 milionë dollarë të fshehura në një makinë, në kufirin me Turqinë.

Paratë ishin grupuar në 37 pako me kartëmonedha 100 dollarëshe. Autoritetet arrestuan shoferin e makinës dhe thanë se paratë ishin nxjerrë nga shitja e bizhuterive të kontrabanduara.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se korrupsioni dhe krime të tilla si kontrabanda, vazhdojnë të mbeten një problem për Bullgarinë, megjithë përpjekjet e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar.//lk

XS
SM
MD
LG