Lidhje

Shqipëria, vendi i parë në botë që ka asgjësuar armët kimike


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria njoftuan sot zyrtarisht përfundimin e projektit Lugar-Nunn me asgjësimin e 16 ton lëndëve kimike si armë të shkatërrimit në masë.

Ky projekt, që u realizua nga një fond shtesë prej 50 milionë dollarë i Kongresit të SHBA, u mbyll me sukses, duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që ka asgjësuar armët e veta kimike.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dekoroi senatorët Ricard Lugar dhe Sem Nunn me urdhrin e lartë "Skënderbeu" në shenjë mirënjohje për këtë ndihmë që i dhanë Shqipërisë.

Senatori Lugar tha se në ceremoni se "armët kimike janë mjaft të rrezikshme, dhe se shembulli i Shqipërisë dhe përvoja që morën këtu ekspertët do të shtrihet edhe në vende të tjera".

Ndërsa senatori Nunn tha se "ky projekt është një tjetër kontribut i madh që Shqipëria jep për sigurinë botërore. Ky projekt - tha ai - është një shembull i bashkëpunimit për të ulur kërcënimet terroriste dhe dhe për të shtuar siigurinë e banorëve të Shqipërisë, Ballkanit dhe të mbarë botës".

Zyrtarët shqiptarë kërkuan ndihmën e SHBA për asgjësimin e armëve vdekjeprurëse, rezervat e të cilave i gjetën pesë vjet më parë në një repart, ku ishin vendosur që nga koha e Luftës së Ftohtë. Qeveria komuniste i kishte sjellë ngarkesat me armë kimike në Shqipëri në vitin 1980.//ii

XS
SM
MD
LG