Lidhje

Lavrov: Nuk heqim dorë nga kundërshtimet për Kosovën


Ministri i Jashtëm rus tha se Moska nuk do të heqë dorë nga kundërshtimet mbi Kosovën dhe sistemin amerikan të mbrojtjes nga raketat.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u tha studentëve sot në Institutin shtetëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Moskë se, disa çështje janë të pacënueshme për Rusinë.

Zoti Lavrov tha se Moska nuk negocion për çështje si pavarësia e Kosovës dhe sistemi i mbrojtjes nga raketat pranë kufijve të Rusisë. Shtetet e Bashkuara kërkojnë të instalojnë një stacion radarësh në Republikën Çeke dhe interceptorë raketash në Poloni si pjesë e sistemit. Rusia thotë se sistemi është një kërcënim i dretëpërdrejtë ndaj saj.

Lidhur me Kosovën, Rusia refuzoi votimin për planin e OKB-së që i jep asaj pavarësinë nga Serbia. Rusia është aleate e Serbisë dhe Moska thotë se nuk do të mbështesë asnjë propozim që nuk mbështetet nga Serbia. //rd//

XS
SM
MD
LG