Lidhje

Presidenti Bush shkon në Australi për takimin e APEK-ut


Presidenti Bush mbrriti në Sidni të Australisë për të marë pjesë në takimin e APEC-ut, pasi bëri një vizitë të shkurtër në Irak.

Presidenti Bush pritet të diskutojë mbi luftën në Irak gjatë një seri takimesh me udhëehqësit botërorë krahas takimit të nivelit të lartë të APEK-ut, që fillon nga fundi i javës.

Takimin e parë zoti Bush do ta ketë me kryeministrin e Australisë, Xhon Howard, i cili ka qënë aleat i ngushtë i Amerikës gjatë gjithë konfliktit në Irak.

Në takimet e tij, presidenti Bush ka të ngjarë të prekë gjendjen në Iran, Korenë e Veriut, në Darfur të Sudanit dhe në Birmani. Udhëheqësit dhe zyrtarët e APEK-ut do të diskutojnë gjithashtu mbi ndryshimet e klimës, tregtinë dhe sigurinë rajonale.

Sot më parë, rreth 200 veprimtarë kundër luftës u mblodhën në Sidni për të protestuar kundër politikave të luftës në Irak të presidentit Bush. Mijëra protestues të tjerë pritet të marrin pjesë të shtunën në këtë qytet në një manifestim të madh kundër luftës.//rd//

XS
SM
MD
LG