Lidhje

Tenori i famshëm Pavaroti varroset në vendlindjen e tij Modena


Zyrtarë italianë dhe personalitete nga bota bashkë me pjesëtarët e familjes dhe qindra dashamirës morën pjesë në ceremoninë funebër të legjendarit italian të operas, Luçiano Pavaroti në katedralen e qytetit Modena, vendlindja e tij.

Mijëra njerëz të tjerë panë shërbimin fetar në një ekran të madh përjashta katedrales. Në fillim të shërbimit të përmotshëm, Sopranoja Bullgare, Raina Kabaivanska, e cila bashkë me tenorin e ndjerë intepretoi në skenë, këndoi këngën Ave Maria të operas Otelo të Verdit.

Funerali pasoi dy ditë nderime të publikut, gjatë të cilave e veja e tij, gruja e tij e mëparshme dhe 4 fëmijët ishin mes pjesëmarrësve, që i dhanë atij lamtumirën e fundit.

Kryemininistri italian Romano Prodi dhe ministri i kulturës Françesko Ruteli përshëndetën jetën dhe veprën e Pavarotit gjatë ceremonisë fetare, e kryesuar nga arkipeshkvi i Modenës. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan dhe një numër yjesh të muzikës rok, mes tyre edhe këngëtari kryesor i grupit U-2 Bono, morën pjesë sot në funeralin e Lucciano Pavarotit.

Pavaroti vdiq të enjten nga kanceri në pankres në moshën 71 vjeçare. //kk//

XS
SM
MD
LG