Lidhje

Dubai së shpejti me ndërtesën më të lartë në botë


Ndërtuesit e nje gradaçiele 555 presje 3 metra të lartë, që është ende në ndërtim e sipër në Dubai, pretendojnë se ajo do të jetë ndërtesa më e lartë në botë, duke ia kaluar kullës CN të Kanadasë, që e ka mbajtur rekordin për 31 vjet.

Ndërtesa në Dubai, pritet të përfundojë në vitin 2008, por lartësia e saj e saktë është mbajtur sekret, megjithëse ndërtuesit thonë se do të jetë më e larta në botë. Një zyrtar i firmës ndërtuese Emaar Properties, tha se, në përfundim, ndërtesa do të jetë 693 metra e lartë. Në përfundim gradaçiela do të ketë 160 kate, 56 ashensorë, apartamente luksoze, dyqane butikë, pishina, si dhe apartamente liksoze për korporatat.

Brenda saj do të jetë edhe hoteli i parë i sflistit italian Giorgio Armani, si dhe një platformë për vizitorët në katin e 124. Maja e kullës, thotë ndërtuesit, do të mund të shihet nga 100 kilometra larg. //rd//

XS
SM
MD
LG