Lidhje

Seriali televiziv The Sopranos fitoi çmimin Emmy si drama më e mirë e vitit


Seriali televiziv The Sopranos fitoi çmimin kryesor, atë të dramës më të mirë të vitit, në ceremoninë e 59-të Çmimeve Emmy, që u zhvillua mbrëmë në Los Anxhelos.

The Sopranos trajton aspekte nga jeta e një bosi të MAFIAS, nga Nju Xhersi, Tony Soprano, rol i cili interpretohet nga aktori James Gandolfini. Seriali përfundoi në qershor, pasi u transmetua për 6 vjet me radhë.

The Sopranos kishte konkurrent serialët e tjerë televizivë, Grey's Anatomy dhe Boston Legal. The Sopranos fitoi edhe çmimin e skenarit më të mirë si dhe atë të regjisorit më të mirë.

Ndërsa çmimin e komedisë më të mirë e mori shfaqja e televizionit NBC 30 Rock. Në ceremoninë e mbrëmshme u nderua me çmim edhe ish-nënpresidenti Al Gore, për arritje krijuese në kanalin televiziv Current TV që trajton tema rinore. //lk

XS
SM
MD
LG