Iraku tha se do të shqyrtojë veprimtarinë e të gjitha kompanive të sigurimit që funksionojnë në vend, pas një incidenti vdekjeprurës në Bagdat me pjesëmarrjen e kontraktorëve amerikanë të sigurimit.
Zëdhënësi qeveritar, Ali al-Dabagh tha sot se kabineti ka vendosur të shqyrtojë punën e të gjitha kompanive të sigurimit në përputhje me ligjin irakian. Ai tha se kabineti irakian mbështeti gjithashtu vendimin e ministrisë së brëndshme për të anulluar liçencën e kompanisë amerikane Blackwater, e cila u përfshi në një incident me të shtëna armësh në Bagdat, në të cilin zyrtarët irakianë thanë se u vranë 11 civilë irakianë.
Në lajme të tjera, një shpërthim në provincën Dijala, në lindje të Bagdatit, vrau 3 ushtarë amerikanë, ndërkohë që nga një seri sulmesh me bomba në mbarë Irakun sot u vranë të paktën 20 veta. //rd//