Drejtuesit e bankës qëndrore amerikane ulën sot me gjysëm për qind një normë të rëndësishme interesi për t’i dhënë shtytje ekonomisë.
Problemet me tregjet e shtëpive dhe të kreditimit kanë kërcënuar rritjen e ekonomisë duke shfaqur shqetësimet për një rënie të mundshme ekonomike.
Shumë investitorë janë të shqetësuar rreth paqëndrueshmërisë së fundit në tregjet financiare dhe i kishin kërkuar bankës qëndrore të ulte interesin e fondeve federale, i cili ishte 5 presje 25 përqind, duke e çuar kështu në 4 presje 75 për qind.
Gjatë katër vjetëve të fundit, banka qëndrore ka rritur pak normat e interesit për të luftuar kërcënimin e inflacionit. Por banka ka lënë të kuptohet kohët e fundit se mund të ndryshojë politikën duke thënë se do të veprojë sipas nevojave për të kufizuar dëmet potenciale që mund t’i shkaktohen ekonomisë në tërësi. //ze//