Policia tha se djali i të kërkuarit për krime lufte Radovan Karadzic është arrestuar në Bosnje-Hercegovinë pasi u dëbua nga Serbia. Autoritetet thanë se policia e serbëve të Bosnjes ndaloi Sasa Karadzic për t’i kontrolluar dokumentat dje në mbërmje në një pikë kalimi ndërsa po hynte në vend nga Serbia. Më pas ai u lirua. Pesë ditë më parë, policia në Beograd ndaloi atë për kontroll dhe i sekuestroi një kartë të vjetëruar të identifikimit, para se ta urdhëronte të largohej nga Serbia për një vit. Radovan Karadzic kërkohet nga gjykata e Hagës që e akuzon atë për gjenocid. Prokurorët thonë se ai orkestroi masakrën e vrasjes së tetë mijë burrave dhe djemëve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995. Ai besohet të fshihet në pjesën e kontrolluar nga serbët në Bosnje ose në Malin e Zi.