Lidhje

Opozita braktis interpelancën me Ministrin Basha


Deputetët e opozitës socialiste u larguan sot nga parlamenti në Tiranë në shenjë proteste ndaj refuzimit të Ministrit të Jashtëm Lulezim Basha për të bashkëpunuar me organet e drejtesisë që po hetojnë fondet e rrugës Durres-Kukës.

Opozita doli nga salla sapo u njoftua se ministri Basha do të paraqitej ne interpelance lidhur me dyshimet e socialistëve për shpërdorim të fondeve publike dhe korrupsion në tenderat e rrugës së re që lidh Shqiperinë me Kosovën.

Një përfaqësues i të majteve tha para se të dilte nga salla e parlamentit se shpjegimet e detajuara ministri Basha duhet t'i dërgoje në prokurori. Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, me parë Minister i Transporteve, i quajti akuzat per abuzime me tenderat si spekullime te motivuara politikisht, si nga opozita ashtu edhe nga prokuroria, te cilat bashkërisht, sipas tij, po mundohen te njollosin ndertimin me te rendesishem te maxhorances qe perfundon ne vitin 2009.

Zoti Basha tha se socialistët e penguan me çdo menyrë, kur ishin në pushtet, ndërtimin e kësaj rruge, të mirëpritur nga te dy anet e kufirit qe ndan Shqiperine me Kosoven.

Po sot gjykata mbajti në arrest pa afat Zv/Ministrin e Transporteve, Nikolin Jakaj, dhe 8 zyrtarë të tjerë, që u akuzuan për korrupsion dhe abuzime me tenderat e disa rrugëve të tjera. Gjykata nuk pranoi që të akuzuarit të hetoheshin në gjendje të lirë, kundrejt garancive financiare, pasi dëmi që ata u kanë shkaktuar fondeve publike të caktuara për ndërtim rrugësh është shumë i madh. Sipas burimeve policore, ky dëm mendohet se shkon në disa milionë dollarë, apo disa dhjetëra milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG