Lidhje

Gruevski: Kanadaja ka vendosur ta njohë vendin e tij me emrin Maqedoni


Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski tha se Kanadaja ka vendosur ta njohë vendin e tij me emrin Maqedoni. Udhëheqësi maqedonas e përshëndeti vendimin, duke thënë se njoftimin ia dha ambasada kanadeze në Shkup. Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga autoritet kanadeze.

Në Athinë, zyrtarët thanë se Ministrja e Jashtme Dora Bakojanis do të marrë kontakt me homologun kanadez për të protestuar ndaj vendimit. Greqia këmbëngul që vendi fqinj të njihet me emrin Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, emër me të cilin u pranua në OKB në vitin 1993.

Maqedonia e shpalli pavarësinë në vitin 1991. Por Greqia nuk ka pranuar ta njohë atë me emrin Maqedoni, pasi siç thotë Athina, termi “Maqedoni”, i referohet një rajoni në Greqinë veriore. Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina përdorin emrin Maqedoni në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërsa Natoja, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara përdorin emrin e mëparshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG