Lidhje

Francë: Një projekt-ligj i ri, shprehje e qëndrimit për emigracionin


Asambleja Kombëtare e Francës miratoi një ligj i cili parashikon masa më të rrepta emigracioni. Senati ende nuk e ka shqyrtuar projekt-ligjin, i cili përfshin edhe një dispozitë të diskutueshme për analizat mbi ADN-në në mënyrë vullnetare. Por projekt-ligji pasqyron ndjenjat e reja në Francë dhe të Evropë, kur flitet për politikat mbi emigracionin.

Franca nuk është e mbyllur, por po bëhet më e vështirë për të hyrë në këtë vend si emigrant legal dhe me e lehtë për të deportuar emigrantët ilegalë. Ligji i miratuar nga Asambleja Kombëtare do të ketë si kusht një provim gjuhe për kandidatët për viza dhe prindërit që kërkojnë të bashkohen me pjestarët e tjerë të familjes të nënshkruajnë një kontratë emigracioni. Gjithashtu do të autorizojë testin gjenetik në mënyrë vullnetare për të provuar lidhjet familjare. Në qoftë së kalohet nga të dyja dhomat, ky do të jetë ligji i tretë në Francë në 5 vjet që merr masa shtrënguese në politikën e emigracionit.

Projekt-ligji dhe veçanërisht dispozita e diskutueshme për ADN-në, ka krijuar një kundërshtim të gjerë. Politikanët e majtë, grupet për të drejtat e njeriut, Vatikani dhe ministra të qeverisë kanë shprehur shqetësime.

Të martën, qindra njerëz u grumbulluan përballë Asamblesë Kombëtare në Paris, për të protestuar kundër ligjit, i cili ishte duke u diskutuar nga ligjvënësit. Midis tyre ishte dhe 31-vjeçari Maxhid Mesouden, një zyrtar i Partisë Socialiste nga një rajon pranë Parisit. Prindërit e tij emigruan në Francë nga Algjeria në vitet 1960.

Qai thotë se Franca ka një traditë për emigracionin. Ai e quan atë si pjesë e pasurisë së vendit. Ai thotë se nëse i pëlqen apo jo qeverisë, Franca do të mbetet një vend i emigracionit.

Pranë tij, Musa Bakhaga, nga Mali tha se ai beson se afrikanët si ai, nga vende ish-koloni të Francës, duhet të lejohen që të vijnë këtu dhe të punojnë.

Bakhaga, i cili është i papunë dhe që ka shtatë vjet që jeton në Francë, thotë se nuk e njeh më vendin. Ai thotë se politikat e reja mbi emigracionin janë ekstreme.

Legjislacioni i ri është pjesë e premtimeve të fushatës së Presidenti Nikolas Sarkozi, djalë i një emigranti hungarez. Presidenti francez dëshëron atë që ai e quan një politikë “emigracioni të zgjedhur”, duke pasur si qëllim punëtorë të kualifikuar, të cilët mund të mbulojnë boshllëqe në fusha kritike. Zoti Sarkozi mori masa të forta për emigracioni si Ministër i Brendshëm. Këtë vit, ai gjithashtu u zotua për përmbushë numrin për deportimin e emigrantëve ilegalë. Numtri është caktuar për 25 mijë, duke e krahasuar me 15 mijë në 2004. Ministri i Emigracionit i zotit Sarkozi kohet e fundit ndëshkoi zyrtarë francezë, të cilët nuk mundën të përmbushnin shifrat e tyre.

Qëndrimi i ashpër i qeverisë ka nervozuar aktivistët për të drejtat e emigrantëve si Molud Aunit, drejtues i Lëvizjes Kundër Racizmit dhe për Miqësi Midis Njerëzve, një grup kundër disriminimit në Paris.

Megjithëse Aunit mbështet një debat kombëtar dhe Evropian mbi emigracionin, ai thotë se të drejtat e emigrantëve duhet të respektohen. Ai thotë se Franca nuk mund të ketë një ligj që kërcënon liritë themelore.

Por një sondazh, i publikuar në gazetën “Le Figaro” këtë javë, tregon se shumica e popullsisë së Francës mbeshtet shifrat e emigracionit. Gjithashtu, shumica favorizon kërkesën për gjuhën për ata që do të jenë emigrantë dhe kundërshton favoret e hapura për emigrantët ilegalë.

Franca nuk është e vetme në miratimin e zgjidhjes për emigracionin. Huga Brady është një punonjës kërkimor në Qendrën për Reformat Evropiane në Londër.

“Ne jemi duke filluar të kemi një debat më të sofistikuar. Dakord, ne e pranojmë emigracionin si realitet dhe do të jetë një realitet në të ardhmen. Tani, vendet anëtare dhe komisionet evropiane janë duke diskutuar, dhe në fakt, problemi më i madh është se si do të përcaktohet ai lloj emigracionti i mirë? Ky është një problem i madh”.

Sipas Komisionerit të Drejtësisë të Bashkimit Evropian, Franco Frattini, Evropa tërheq vetëm 5 % të fuqisë punëtore të huaj të kualifikuar, krahasuar me 55 % që shkon në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Frattini është zotuar që muajin e ardhshëm të paraqesë të ashtuquajturën “blu Card” ose “kartën blu”, përgjigja e Evropës për mënyrën Amerikane, ‘Green Card” ose “karta e gjelber” për punëtorët e huaj të kualifikuar. Mbajtësit do të lejohen të qëndrojnë në një vend Evropian për një periudhë dy-vjeçare. Ata mund të kualifikohen për një periudhë më të gjatë qëndrimi dhe të punojnë në vende të tjera të Evropës.

Por specialistja e emigracionit, Katherin de Venden, në Qendrën Kombëtare për Kërkime Shkencore në Paris, thotë se sa më shumë evropianë shkojnë drejt pensionit, rajoni do të ketë nevojë për shumë emigrantë që të mbushin vendet e punës, duke përfshirë dhe ata të pakualifikuar.

Pak a shumë, thotë zonja Venden, ligje më të forta emigracioni nuk janë gjithmonë efektive. Ajo thotë se njerëz që lënë vendin e tyre, kanë humbur shpresën të qëndrojnë dhe ata duan të ndryshojnë gjërat. Ajo thotë se dëshira për të shkuar në Evropë është shumë e madhe.//kk//

XS
SM
MD
LG