Kompania Mikrosoft hodhi në qarkullim në Nju Jork pjesën e tretë të serisë së lojrave elektronike Hejlo. Të apasionuarit kanë qëndruar në radhë për gati dy ditë.
Të veshur me bluzat e "Master Chief" shumë nxënës të shkollave iu bashkuan turmës në radhë duke shpresuar për ti zënë gripi për të qëndruar në shtëpi e për të luajtur lojën e re.
Mikrosofti nuk dha parashikimin e saktë të shitjeve për lojën Hejlo 3 por duket i vendosur se ato do ta kalojnë shumën e grumbulluar nga filmi Spider-Man 3 i cili kapi 151 milion dollarë fundjavën e parë.
Sipas Mikrosoftit më shumë se një milion kopje të lojës ishin porositur para se ajo të dilte në treg. Një lojë tjetër elektronike e quajtur Hejlo Uors është në plan të dalë në vitin 2008. //rd//