Lidhje

Gjykata e Hagës mban në fuqi vendimin për pafajësi të Limajt dhe Mysliut


Gjykata e Hagës la në fuqi vendimin e mëparshëm për pafajësinë e dy shqiptarëve të Kosovës të akuzuar se drejtonin një kamp burgimi gjatë konfliktit në vitet 1990.

Dhoma e apelit në Gjykatën e Hagës mbajti në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët se ish komandatët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Isak Musliu nuk kishin kotroll mbi kampin e burgimit në Llapushnik. Në kamp mbaheshin civilë serbë dhe shqiptarë të akuzuar për bashkëpunim me serbët. Në gjykimin e vitit 2005, prokurorët thanë se burgosurit keqtrajtoheshin dhe katër prej tyre vdiqën në kamp.

Dhoma e apelit mbajti në fuqi dënimin për një të akuzuar të tretë lidhur me çështjen. Haradin Bala ishte gjetur fajtor për tortura dhe vrasje në kamp dhe është dënuar me 13 vjet burg.

Po sot, Gjykata e Hagës për krimet e luftës dënoi me burgim dy ish oficerë të ushtrisë jugosllave për rolin e tyre në masakrën e vitit 1991 të më shumë se 250 civilëve jashtë qytetit Vukovar në Kroaci. Gjykata dënoi ish gjeneralin, Mile Marksic me 20 vjet burgim për rolin e tij në atë masakër.

Gjykata dënoi një ish oficer tjetër me pesë vjet burgim, pasi kishte qendruar pasiv ndërkohë që të bugosurit torturoheshin, por e liroi atë nga akuza të tjera më serioze. Gjykata liroi gjithashtu nga akuzuat një ish oficer të tretë. //ad//

XS
SM
MD
LG