Lidhje

Irak: Katër policë dhe dy civilë vriten nga sulmet e kryengritësve


Zyrtarë irakianë thanë se nga sulmet e kryengritësve përreth qytetit të Mosulit janë vrarë katër policë dhe dy civilë. Në një sulm sot me makinë bombë u vranë katër policë dhe një civil në qytetin Hamdania, qytet i banuar nga të krishterë, 30 kilometra në lindje të Mosulit. Ky është sulmi i parë i këtij lloji në këtë qytet që nga fillimi i luftës në Irak.

Në një incident tjetër, një predhë mortaje që ra në Mosul vrau një gazetar irakian. Ndërkohë ushtria amerikane tha se dje forcat e koalicionit vranë 6 të dyshuar si terroristë në operacione të ndryshme në Irak. Njoftohet gjithashtu se 2 ushtarë amerikanë u vranë sot njëri gjatë luftimeve në krahinën Diala dhe tjetri në jug të Bagdatit.

Në zhvillime të tjera një gjykatë e ushtrisë amerikane dënoi një ushtar amerikan se ka ndryshuar pamjen e trupit të një të vrari irakian duke e bërë atë të duket si kryengritës. //kk//

XS
SM
MD
LG