Lidhje

Manovra të përbashkëta ushtarake Kroaci-NATO


Forcat ushtarake të Kroacisë dhe të NATO-s filluan sot manovra të përbashkëta në kuadrin e aspiratave të këtij vendi për t’u bërë anëtar i aleancës vitin tjetër.

Trupat e 12 vendeve të NATO-s do të marrin pjesë në këto manovra, më të mëdhatë të zhvilluara ndonjëherë në Kroaci. Manovrat 12-ditëshe do të përfshijnë 8 mijë trupa, 40 anije, 6 nëndetëse dhe më shumë se 40 avionë.

Në fillim të këtij viti, zyrtar të NATO-s vlerësuan lart përpjekjet e Kroacisë në përgatitje për t’u anëtarësuar në NATO. Ky vend ka plotësuar kërkesat e të ashtuquajturit Plan Veprimi për Anëtarësimin, në pritje të një ftese zyrtare për të hyrë në aleancën 26-anëtarëshe.

Pritet gjerësisht që NATO-ja ta miratojë zyrtarisht kërkesën e Kroacisë në takimin e nivelit të lartë të Bukureshtit vitin e ardhshëm. (ze)

XS
SM
MD
LG