Lidhje

Presidenti Bush mban iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit


Presidenti Bush thotë se ekstremistë të dhunshëm mysliman kërkojnë të shkatërrojnë bazat e shoqërisë dhe të ndalojnë përparimin e lirisë në shoqëritë myslimane në mbarë botën.

Presidenti i bëri këto komente gjatë darkës së përvitshme që organizohet për të shtatin vit me rradhë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Presidenti Bush tha se bota është në luftë me ata që kërkojnë të sulmojnë vendet e shenjta dhe vrasin njerëz të pafajshëm.

Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë një histori të të qëndruarit përkrah vendeve myslimane që përballen me vuajtje dhe varfëri, si Indonezia, Sri Lanka apo Tailanda pas cunamit të vitit 2004, si dhe popullit të Kosovës dhe Bosnjës pas shkëputjes nga Jugosllavia.

Presidenti Bush tha se muaji i Ramazanit është një moment i mirë për amerikanët e të gjitha besimeve për të reflektuar për vlerat e përbashkëta si ato të familjes, dashurisë, Zotii, përkushtimit tek shoqëria dhe vendosmëria për liri fetare.

XS
SM
MD
LG