Lidhje

Pakistan: Të paktën 125 të vrarë nga sulmet kundër ish-kryeministres Bhutto


Ish-kryeministrja pakistaneze Benazir Bhutto i shpëtoi dy shpërthimeve të njëpasnjëshme në Karaçi pak pas mesnatës, me kohën lokale, që shkaktuan vdekjen e të paktën 125 personave.

Autoritetet thonë se mbi 260 të tjerë u plagosën në sulmet që po konsiderohen ndër më vdekjeprurësit në historinë e Pakistanit.

Sulmet mjegulluan atë që pritej si një kthim triumfant i zonjës Bhutto në Pakistan pas tetë vjetësh në mërgim.

Shpërthimet ndodhën pranë një kamioni të blinduar ku ndodhej zonja Bhutto, duke shkaktuar viktima dhe panik mes qindra dhe mijëra njerëzve të mbledhur në rrugë për nder të kthimit të saj.

Zonja Bhutto nuk u plagos nga shpërthimet vetëvrasëse dhe u dërgua në një rezidencë familjare në Karachi.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. //kk//

XS
SM
MD
LG