Lidhje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Gates fillon një turne evropian


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ndodhet në Ukrainë në fillim të një turneu evropian prej 5 ditësh që përfshin bisedime mbi tensionet turko-kurde në Irakun verior, mbrojtjen nga raketat në Europë dhe operacionet e NATO-s në Afganistan.

Përpara takimit të sotëm në Kiev, zoti Gates tha se do t’i kërkojë homologut të tij turk të japë garanci se trupat e Turqisë nuk do të kalojnë kufirin për të sulmuar rebelët kurdë në Irakun verior.

Zoti Gates tha se çdo operacion ushtarak turk në veri të Irakut do të minonte më tej qendrueshmërinë në këtë vend. Ai tha se forcat amerikane dhe irakiane do të ndërmarrin veprime kundër rebelëve kurdë që fshihen pranë kufirit me Turqinë, nëse ka informacione konkrete zbulimi për praninë e tyre.

Gjatë javës, zoti Gates do të takoehyt në Holandë me ministrat e mbrojtjes të NATO-s për bisedime lidhur me shtimin e stërvitjeve për ushtrinë dhe policinë afgane.//ii

XS
SM
MD
LG