Lidhje

Fillojnë hetimet ndaj dy ish-pjesëtarëve të një grupi paramilitar serb


Prokurorët në Serbi kanë filluar hetimet ndaj dy ish-pjesëtarëve të një grupi paramilitar serb, të dyshuar për vrasjen e civilëve të moshuar gjatë luftës në Kroaci në vitet 1990-të.

Prokurorët serbë të krimeve të luftës i filluan hetimet, pasi morën të dhëna nga autoritetet kroate, që i lidhin të dyshuarit me vrasjet me armë zjarri në një fshat të Kroacisë qendrore në vitin 1992.

Autoritetet thonë se viktimat, të moshës 70 deri 80 vjeçare, kishin mbetur në fshat, pasi familjet e tyre u larguan prej andej, ngaqë forcat serbe morën drejtimin e rajonit.

Prokurorët thanë nëpërmjet një deklarate, se pas vrasjeve, serbët i hodhën trupat në pus dhe më pas e hodhën pusin në erë. //iç//

XS
SM
MD
LG