Lidhje

Ura e Portës së Artë, simboli i hyrjes në Gjirin e San Franciskos


Ura e Portës së Artë, simboli i hyrjes në Gjirin e San Franciskos, një nga mrekullitë inxhinetike në botë u ndërtuar 70 vjet më parë. Por si gjithë mrekullitë e tjera inxhinierike ajo ka edhe mistikën saj.

Në hyrje të ngushticës së Portës së Artë, ku Oqeani Paqësor takohet me Gjirin e San Franciskos, ngihet Ura e Portës së Artë. Me një gjatësi prej 2 mijë e 700 metrash, ura e varur lidh San Franciskon me distriktin Marin të Kalifornisë. Meri Këri është drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun e Urës. "Kjo është Ura e Portës së Artë e ndërtuar nga viti 1933 deri në 1937. Kur u ndërtua ajo ishte ura më e gjatë e ndërtuar deri atëhere. Sot ajo është mes shtatë apo tetë urave të tilla në botë. Seksioni kryesor, ai mes dy kullave të urës, me një gjatësi prej 1280 metrash, e bëri atë urën më të gjatë të kohës”.

Banorët e San Franciskos e admirojnë simblolin e qyetit të tyre. "Ura ka dukshëm një simbolikë të fuqishme. Ajo identifikon San Franciskon si vend dhe si qytet në Pellgun e Paqësorit. Për mua ajo është shumë e rëndësishme, ka vlerat e një mali. Unë e kam atë si pikë referimi kur jam në qytet”, thotë Peter Riçard.

Por ura ka edhe një anë të errët. Që nga përfundimi i ndërtimeve në vitin 1937, 1200 vetë janë hedhur prej saj, duke gjetur vdekjen. Regjisori Erik Stil ka xhiruar një film dokumentar, që ngjalli debate, për vetvrasjet në Urën e Portës së Artë. Në filmin e vitit 2006 me titull “Ura”, kamerat e tij xhiruan 23 nga 24 vetvrasjet e vitit 2004.

Dy vjet më parë, Bordi i Drejtorëve të Urës së Portës së Artë filloi shqyrtimin e mundësisë për të ndërtuar një strukturë mbrojtëse, për t’i penguar njerëzit të hidheshin prej andej, por jo të gjithë janë në favor të kësaj ideje. Kur ura përfundoi, kryeinxhinieri i projektit, Xhozef Shtraus, shkruajti poemën me titull “The Mighty Task is Done", “Detyra e madhe u krye”. Por ndoshta duhet bërë më shumë për këtë strukturë monumentale 70 vjet pas ndërtimit të saj. //rd//

XS
SM
MD
LG