Lidhje

Një gjykatë ruse dënon një oficer nën akuzat si spiun i Polonisë


Një gjykatë ushtarake në Moskë dënoi një oficer rus me shtatë vjet burg pasi e shpalli fajtor se kishte zhvilluar veprimtari spiunazhi në shërbim të Polonisë.

Një zëdhënës i gjykatës tha se majori Sergei Jurenia pranoi se kishte marrë para për t’i dhënë informacione sekrete ruse Polonisë gjatë një periudhe 2-vjeçare që nga viti 2005.

Zoti Jurenia u arrestua në muajin mars, pasi u përpoq të hynte në Shërbimin Federal të Sigurisë, organizata që pasoi KGB-në sovjetike.//lk

XS
SM
MD
LG