Lidhje

Acarimet amerikano-ruse për sistemin e mbrojtjes nga raketat


Rusia po akuzon Shtetet e Bashkuara se vazhdojnë përpjekjet për të vënë në jetë planin për një sistem të mbrojtjes nga raketat, pa u kushtuar vëmendjen e duhur alternativave të propozuara nga Rusia.

Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë aludon gjithashtu se Uashingtoni po përpiqet të krijojë një aleancë “të shenjtë” kundër Iranit – një prej vendeve të papërgjegjshme kërcënimit të të cilave synon t’i kundërvihet sistemi i mbrojtjes nga raketat.

Administrata e Presidentit Bush synon të dislokojë 10 raketa interceptore dhe radarë udhëzues në Republikën Çeke. Moska thotë se dislokimi i planifikuar do të destabilizojë Evropën dhe do të çojë në një garë të re armatimesh.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Mikhail Kamynin tha se autoritetet ruse “kanë përshtypjen se Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta bëjnë zbatimin e këtyre planeve të pakthyeshëm.” //iç//

XS
SM
MD
LG