Lidhje

Rajs: Çrrënjosja e rebelëve kurdë nga Iraku verior do të kërkojë angazhimin SHBA-Turqi-Irak


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs thotë se përpjekjet për të çrrënjosur rebelët kurdë nga bazat e tyre në Irakun verior do të kërkojnë këmbëngulje dhe angazhim nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Iraku.

Sekretarja Rajs i bëri komentet sot në Ankara në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ali Babaxhan. Ajo tha se tre vendet kanë një armik të përbashkët tek Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe kanë nevojë për një qendrim të përbashkët për përballimin e këtij problemi.

Por ajo paralajmëroi ndaj çdo veprimi që mund të çojë në destabilizimin e Irakut. Ajo tha se një Irak i bashkuar dhe i qendrueshëm është në interes të Shteteve të Bashkuara, Turqisë dhe krejt rajonit.

Kryediplomatja është takuar edhe me kryeministrin Reçep Tajip Erdogan, i cili të hënën takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Bush.

Nesër, zonja Rajs do të marrë pjesë në një takim ndërkombëtar në nivel ministror për Irakun në Stamboll. (ze)

XS
SM
MD
LG