Lidhje

Shala: Pas 10 dhjetorit, vjen periudha e vendimeve për Kosovën


Zëri i Amerikës: Zoti Shala, cili ishte thelbi i bisedimeve të kësaj radhe me Beogradin?

Blerim Shala: Po si zakonisht, ishte hera e katërt, në fakt e që përsëriten qëndrimet e të dy palëve gjatë bisedimeve të drejpërdrejta mes Kosovës dhe Serbisë. Ishin qëndrime krejtësisht të papajtueshme. Siç kemi thënë edhe disa prej nesh, për bisedimet e deritanishme, sikur të bisedojmë edhe për 120 vjet, nuk do të ketë marrëveshje midis Beogradit e Prishtinës,; kemi të bëjmë me pozicioen krejtësisht të antagonizuara, dhe kjo u shpreh edhe në takimin e sotëm, që parimisht, ishte një takim ku parimisht, të dy palët prezantuan qëndrimet dhe argumentet e tyre, por u pa më fuqishëm, ndoshta se deri më tash, se gjasat nuk ekzisotjnë që të ketë marrëveshje të negociuar midis Prishtinës dhe Beogradit.

Zëri i Amerikës: A u diskutua sot plani prej 14 pikash i Treshes dhe cilat ishin reagimet e palëve?

Blerim Shala: Po kohë pas kohe u diskutua edhe propozimi i punës 14-pikësh i treshes së emisarëve specialë, por në përgjithësi, treshja ka instituar këtë radhë që të ketë një debat të gjallë, midis përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë, për çështjet kryesore, pra për statusin e Kosovës; ndërsa vetë toni i diskutimeve, gjerësisht argumentet që u prezantuan dhe papajtueshmëria evidente midis nesh dhe palës serbe, bëri në një moment, edhe një përfaqësues i treshes të thotë se ai personalisht, nuk beson më që të mund të ketë marrëveshje deri më 10 dhjetor, megjithëse do të ketë përpjekje të vazhdueshme, që sa më shumë që të është e mundur, të afrohen pozicionet e njërës dhe tjetrës palë. Kjo dhe e ka shtyrë treshen që të ofrojë një dokument pune prej 14 pikësh, i cili siç theksuat edhe ju, është refuzuar nga pala serbe dy herë, edhe herën e kaluar, edhe kësaj radhe.

Zëri i Amerikës: A doli me ndonjë propozim këtë herë Treshja, apo pala serbe në këtë takim?

Blerim Shala: Jo, treshja insisitonte që të bëhej një debat, ndërsa pala serbe, në propozimin e vet të moçëm, të propozuar dhjetra herë deri më tash, për autonomi substanciale, kësaj radhe e prezantoi në një trajtë më të modifikuar, duke theksuar që po propozon që Kosova ta ketë statusin e Hong Kongut që ka në Kinë, siç e dini, kemi të bëjmë me një shtet, me një komb, me dy sisteme; kemi të bëjmë me paralele krejtësisht të paqëndrueshme midis të dy rasteve. Ne reaguam në mënyrë të theksuar, duke thënë që Kosova është rast i veçantë, që asesi nuk duhet harruar konteksti rajonal dhe historik i rastit të Kosovës; që Kosova është rasti, apo pjesa e fundit e pazgjidhur dhe shpërbërëse e ish-Jugosllavisë dhe prandaj, nuk mund të ketë kurrfarë paralelesh veçmas, kur dihet që primisht, si Kosova, edhe Serbia, dëshirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian dhe dihet që Kosova është pjesë e Evropës; prandaj, nuk mund të ketë paralele të tilla, të prezantuara nga ana e Serbisë sot.

Zëri i Amerikës: Pala shqiptare është shprehur se do të shpallë pavarësinë e njëanshme pas 10 dhjetorit. Siç janë shprehur vetë zyrtarët shqiptarë, shpallja e pavarësisë do të bëhet e bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara dhe me Bashkimin Evropian. A mund të thuhet se mbështetja për pavarësinë është shtuar, sot më tepër se më parë?

Blerim Shala: Mund të them, që jo vetëm sot, por i gjithë procesi i angazhimit shtesë të Grupit të Kontaktit, ka kontribuar që të shtohet mbështetja për pavarësinë e Kosovës në Bashkimin Evropian, aty ku ndoshta ka patur më së shumti hezitime, në harkun kohor qershor-gusht të këtij viti, kur, sië e dini ka patur tentime që të miratohet një projekt-rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Në këtë kontekst, edhe takimi i sotëm, jam i bindur që ka kontribuar që të shtohet bindja, që nuk mund të ketë marrëveshje të negociuar midis Prishtinës dhe Beogradit, që kemi të bëjmë me qëndrime krejtësisht të antagonizuara dhe pas 10 dhjetorit, pas përfundimit të misionit të treshes, tre ambasadorët do t’ja prezantojnë raportin Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Kee Moon, duhet të vijë periudha e vendimeve. Periudha e bisedimeve, përfundimisht, skadon me 10 dhjetor dhe ne jemi të bindur, që në bashkëpunim të plotë midis Prishtinës, SHBA-së dhe BE-së, do të vijë momenti, jo vetëm i rishpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe i njohjes së saj. Sepse çelësi i çështjes së Kosovës, është njohja e shtetit të Kosovës.

Zëri i Amerikës: Çfarë hapash të tjerë mbeten tani për t’u bërë deri në afatin e 10 dhjetorit?

Blerim Shala: Ne, siç e dini, do t’i kemi edhe dy takime të tjera, me delegacionin e Serbisë, në Bruksel më 20 nëntor, dhe më 26 nëntor, në një qytet evropian, që akoma nuk është përcaktuar dhe këto do të jenë dy takimet finale, pas të cilave do të pasojë raporti i treshes së emisarëve specialë për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Bani Ki Mun dhe natyrisht, periudha pas 10 dhjetorit, është periudha e vendimeve dhe ne jemi të bindur që do të merren, kemi të bëjmë me një periudhë që matet me ditë e me javë e jo me muaj.

XS
SM
MD
LG