Lidhje

OBSH: Të rritet niveli i kujdesit mjekësor në vendet e varfra


Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pacientëve në vendet e varfëra nuk u duhet mohuar e drejta për t’i kuruar me ilaçe për sëmundje si tuberkulozi dhe SIDA, për shkak të kostos së tyre të shtrenjtë.

Komentet i bëri Drejtoresha e Organizatës, Margaret Chan, në hapjen e një konference dy-javore për problemet me të cilat përballen vendet në zhvillim. Ajo tha se pacientët e këtyre vendeve vdesin pikërisht për shkak se nuk e përballojnë dot koston e ilaçeve dhe se rezistenca ndaj këtyre sëmundjeve zhvillohet ngaqë pacientët nuk kurohen menjëherë dhe siç duhet.

Grupet e Mbrotjes së të drejtave të pacientëve i akuzojnë kompanitë farmaceutike se nuk zhvillojnë kërkime për sëmundjet që prekin të varfërit, ngaqë ato nuk u sjellin shumë fitime. //ad//

XS
SM
MD
LG