Lidhje

BE-ja hedh hapin për lidhje më të ngushta me Serbinë


Bashkimi Evropian sigloi një marrëveshje për lidhje më të forta me Serbinë, një hap kyç në aspiratat e këtij vendi për anëtarësim në BE. Komisioneri i BE-së për zgjerimin Olli Rehn dhe zëvendës kryeministri i Serbisë Bozidar Djeliç e nënshkruan marrëveshjen në ceremonitë e zhvilluara në Bruksel.

Zoti Rehn tha dje se vendimi për të sigluar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit pasoi atë që ai e quajti raport pozitiv të prokurores së OKB-së për krime lufte Karla Del Ponte. Grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut Human Rights Watch kritikoi BE-në për lëshimet që i kishte bërë Serbisë. Kjo organizatë i bëri thirrje vendeve të bashkimit të bllokojnë nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes deri sa autoritetet serbe të arrestojnë dhe ekstradojnë ish gjeneralin Mladiç.

XS
SM
MD
LG