Lidhje

SHBA: Amerikanët përgatiten të kremtojnë Ditën e Veteranëve


Amerikanët përgatiten të kremtojnë Ditën e Veteranëve, e cila përkon me 25-vjetorin e Përmendores së fuqishme dhe mjaft të vizituar kushtuar Luftës së Vietnamit, memorial që ndodhet këtu në Uashington.

Përmendorja, e cila njihet me emrin "Muri", ka të gdhendura në gurin e saj të zi dhe të shndritshëm emrat e më shumë se 58 mijë amerikanëve që humbën jetën në Luftën e Vietnamit. Veteranë dhe pjestarë familjesh vijnë tek muri për të gjetur emrat e të njohurve dhe të afërmve të tyre.

Këtë javë, vullnetarë të ndryshëm erdhën këtu për të lexuar në radhë kronologjike sipas datës së vdekjes, emrat e gdhendur në mur. Nesër, në Varrezën Kombëtare të të Rënëve në Arlington pranë Uashingtonit do të zhvillohet një ceremoni gjatë së cilës do të vendosen kurora.

Sot, në fjalimin e përjavshëm në radio, Presidenti Bush tha se Amerika u ka borxh një falenderim të gjithë atyre që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura. Dita e Veteranëve u kremtua për herë të parë në vitin 1919 për të nderuar ata që u vranë në Luftën e Parë Botërore.

Në atë kohë, ajo quhej Dita e Armëpushimit, duke e marrë këtë emër nga armëpushimi që hyri në fuqi më 11 nëntor 1918 dhe që i dha fund Luftës së Parë Botërore. //ii

XS
SM
MD
LG