Lidhje

Musharraf: Zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen para 9 janarit


Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf tha se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen para 9 janarit, por shtoi se nuk mund të jepte një datë se kur mund të marrë fund gjendja e jashtëzakonshme në vend.

Gjenerali Musharaf tha sot se Asambleja Kombëtare dhe asambletë provinciale do të shpërndahen pas disa ditësh.

Gjithashtu, ai premtoi se do ta bëjë betimin për postin e tij si një president civil dhe do të heqë dorë nga posti ushtarak. Por ai tha se nuk mund ta bëjë këtë para se gjykata të përfundojë shqyrtimin e ankimeve për rizgjedhjen e tij.

Gjenerali Musharaf ka shpërndarë Gjykatën e Lartë dhe ka akuzuar për korrupsion kryetarin e saj të shkarkuar, Iftihar Çaudri. Gjykatësit e gjykatave të formuara rishtazi shihen si njerëz që anojnë nga Gjenerali Musharraf.

Zoti Musharraf tha se gjendja e jashtëzakonshme do të garantojë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta.

Autoritetet kanë arrestuar mijra demonstrues të cilët kanë protestuar kundër gjendjes së jashtëzakonshme, shumë prej tyre aktivistë të partive politike të opozitës. Sot, Gjenerali Musharraf u tha gjykatave të ushtrisë kompetencën për të gjykuar civile për akuza nga më të ndryshmet.

Ndërkohë, ish kryeministrja Benazir Bhutto arriti sot në Lahore për marshimin e planifikuar për të enjten nga ky qytet deri në Islamabad. Zonja Bhutto u tha gazetarëve se deklarata e Gjeneralit Musharraf për zgjedhjet është “një hap i parë pozitiv." //ii

XS
SM
MD
LG