Lidhje

Arrestohet një shqiptar që refuzon të dëshmojë në gjyqin e Haradinajt


Zyrtarët në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi njoftuan për arrestimin e një shqiptari tjetër, i cili refuzoi të dëshmonte në gjyqin e ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zyrtarët thanë me anë të një deklarate se Sadri Selca përballet me akuza për mos bindje të urdhërit të gjykatës, kur nuk u paraqit në Hagë më 21 qershor siç i ishte kërkuar. Arrestimi i tij pasoi arrestimin e shqiptarit tjetër të Kosovës, Avni Krasniqi, i cili refuzoi të pranonte apo jo fajësinë kur doli dje para gjykatësit për herë të parë.

Që prej ngritjes së akuzave kundër zotit Haradinaj, prokurorët janë ankuar vazhdimisht për frikësimin e dëshmitarëve, të cilët si pasojë nuk pranojnë të dëshmojnë.

Gjykata e Hagës ngriti akuza ndaj zotit Haradinaj për pjesëmarrje në vrasjen, persekutimin, përdhunimin dhe deportimin e serbëve në vitin 1998, ndërkohë që në Kosovë u intensifikuan luftimet midis guerriljeve shqiptare dhe forcave serbe e atyre jugosllave. //iç//

XS
SM
MD
LG