Lidhje

Presidenti palestinez Abas bën thirrje për përmbysjen e Hamasit


Presidenti palestinez Mahmoud Abas për herë të parë, bëri thirrje të drejtëpërdrejtë për përmbysjen e Hamasit, grupi ektremist islamik që ka marrë nën kontroll territorin pesë muaj më parë.

Në një fjalim sot në qytetin e Gazës në Bregun Perendimor, zoti Abas tha se banorët e Gazës duhet të rrëzojnë grupin, i cili akuzohet se shfrytëzon vuajtjet dhe tragjeditë e popullit palestinez.

Zoti Abas e bëri thirrjen ndërsa Hamasi po ndërmerr masa shtypese kundër gazetarëve dhe anëtarëve të fraksionin rival Fatah në Gaza. Ai tha se regjimi i Hamasit i jep Izraelit pretekstin për të vazhduar atë, që e cilësoi rrethim të palestinezëve.

Në zhvillime të dhunshme sot, dëshmitarët palestinezë dhe burime mjekësore thanë se dy ektremistë u vranë dhe të paktën tre të tjerë u plagosën në një sulm izraelit mbi një makinë në veri të Rripit të Gazës. (ze)

XS
SM
MD
LG