Ndryshimet e klimës mund të përbëjnë një rrezik për njerëzit në mbarë botën. Por ndikimet e këtyre ndryshimeve ndjehen më tepër në botën në zhvillim, ku fermat e subvencionuara dhe infrastruktura e dobët, shton shanset për katastrofa të mjedisit dhe e bën edhe më të vështirë rimëkëmbjen. Në një konferencë të kohëve të fundit në New York, të sponsorizuar nga Instituti i Tokës i Universitetit Kolumbia, një grup ekpertësh diskutuan për sfidat me të cilat përballen vendet në zhvillim, në kushtet kur po ndodh ngrohja globale.
Mbi 100 shkencëtarë dhe formulues të politikave qeveritare u mblodhën në konferencën mbi Nryshimet Klimaterike dhe për Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, të organizuar nga Kombet e Bashkuara në fillim të nëntorit. Ata u përqëndruan tek një gamë e gjerë çështjesh, si uria, varfëria, sëmundjet, gjendja jo e mirë e arsimit, moti i keq dhe gjendja e papërshtatshme e kushteve sanitare. Por gjithësecili është i të njëjtit mendim, se tek ndryshimet klimatike gërshetohen të gjitha këto çështje, që në dukje, nuk kanë lidhje me njëra tjetrën.
Haresh Bhojwani, i Institutit të Kërkimeve Klimatike dhe Shoqërore, thotë se trajtimi i ndikimeve të menjëhershme të motit të keq, është veçanërisht e vështirë të realizohet në vendet e varfëra, ku shpesh mungon infrastruktura moderne, si për shmbull, masat e nevojshme kur godet një uragan masiv. "Kjo do të thotë për shembull, se ka një numër të vogël ambulancash që të shkojnë tek njerëzit që kanë nevojë. Rrugët nuk ndërtohen për të përballuar ngjarjet që ndodhin papritur, nuk ekzitojnë tregjet e nevojshme për të siguruar ushqimin dhe mbulesat, që janë nevojat bazë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve. Nuk ekziston infrastruktura e komunikimit për ta informuar qeverinë lidhur me përkeqësimin e gjendjes dhe për t’i detyruar autoritetet t’i dërgojnë burimet, aty ku ato janë më të nevojshme dhe më urgjente". Zoti Bhojwani shton se kur një sistem i infrastrukturës prishet, edhe sisteme të tjera mund të kenë mbingarkesë, duke u prishur edhe ato. Kjo krijon një spirale mosfunkionimi që përkeqësohet përherë e më tepër.
Thatësira e vazhdueshme është një problem mbarëbotëror që po përkeqësohet. Në vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, për shembull, ku ekonomia e rreth gjysmës së popullsisë varet tek eksportimi i produkteve bujqësore, thatësira do të thotë pakësim i tregtisë dhe shkëmbimit. Amerika Latine e siguron më tepër se gjysmën e energjisë nëpërmjet hidrocentraleve. Kur nivelet e lumenjve bien, kosotja e energjisë shtohet së tepërmi, gjë që mund të ketë pasoja të rënda në ekonominë e vendit.
Ngrohja globale mund të çojë edhe në shtimin e rasteve të malaries, që mund të shkaktojë vdekjen e rreth dy milionë njerëzve në vit, shumica e tyre në vendet në zhvillim të zonave tropikale. Po për shkak të ngrohjes globale, në Republikën e Tanzanisë, në Afrikën Jugore, akullnajat e famshme në Malin e Kilimanxharos, kanë filluar të shkrihen.
Augustine Mahiga, ambasadori i Tanzanisë në Kombet e Bashkuara, thotë se kur është fjala për përgjigjen ndaj ndryshimeve klimatike në vendet në zhvillim, ai bën një dallim të rëndësishëm mes përpjekjeve lehtësuese afatshkurtër dhe adoptimeve afatgjatë. "Masat zbutëse janë ato afatshkurtër, për trajtimin e pasojave që janë të menaxhueshme, si mungesa e ushqimit, thatësira, apo puset e cekëta. Por adoptime, apo masa në afat të gjatë do të thotë transferimi i teknologjisë së përshtatshme, që në sektorin bujqësor, do të kërkonte përdorimin e farërave me rendiment të lartë, apo zhvillimi i një teknologjie për proshimin e këtyre lloj farërash. Kjo do të kërkonte edhe metoda të reja për rezervimin e ujit, si dhe skema të zgjeruara vaditjeje, të cilat atje nuk ekzistojnë". Zoti Mahiga thotë se vendet që përpiqen t’u përgjigjen ndryshimeve klimatike duhet gjithashtu të kenë parasysh edhe shtimin të kostos së energjisë dhe karburantit në botë.
Ekspertët e Institutit të Tokës që u mbodhën për konferencën e Klimës dhe Zhvillimin e Mijëvjeçarit, ishin të një mendimi, se ekonomia dhe politika janë faktorë të rëndësishëm në sfidën e klimës globale. Politika e Shteteve të Bashkuara nën drejtimin e Presidentit Bush i ka bërë rezistencë marrjes së masave kolektive, që mund të kërcënojnë interesat amerikane të biznesit. Por vendet në zhvillim thonë se për shkak se Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të industrializuara prodhojnë pjesën më të madhe të gazrave të efektit serrë, që sjellin edhe ndryshimet klimatike, ato kanë përgjegjësinë për të shkëmbyer ekspertizat e tyre dhe burimet financiare me vendet e varfëra, të cilat rrezikohen më tepër të mbajnë peshën kryesore të ngrohjes globale.//rd//