Lidhje

Greqia dhe Turqia inagurojne naftesjellesin e ri


Greqia dhe Turqia inaguruan një naftësjellës të përbashkët që do të çojë gaz natyror nga Deti Kaspik në Evropë.

Kryeministrat e të dy vendeve, Costas Karamanlis dhe Rexhep Tayip Erdohan shtrënguan duart në kufirin e Lumit Eros pas nënshkrimit të partneritetit të ri midis dy vendeve rivale.

Naftësjellësi 300 kilometra i gjatë do të çojë gaz natyror nga Azerbaixhani në Greqi dhe më pas në Itali dhe Evropën Perendimore duke lidhur rrjetet greke dhe turke.

Sekretari amerikan i Energjisë Samuel Bodman mori pjesë në ceremoninë e sotme dhe vlerësoi naftësjellësin si një urë kritike lidhëse për energjinë midis Lindjes dhe Perëndimit. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur projektin si një mënyrë për të pakësuar varësinë e Evropës tek Rusia për gaz natyror. Naftësjellësi do të jetë në gjendje të transportojë gati 12 miliardë metra kub gaz natyror në vit. //rd//

XS
SM
MD
LG