Lidhje

Kosovë: PDK-ja e Hashim Thaçit fiton shumicën në zgjedhje


Ish udhëheqësi i UÇK-së Hashim Thaçi shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, megjithëse votat janë ende duke u numëruar. Duke përshëndetur përkrahësit e tij pas votimit dje zoti Thaçi tha se Kosova i ka treguar botës se është gati për pavarësi.

Me gati 80 përqind të votave të numëruara, rezultatet jozyrtare të përpiluara nga vëzhguesit ndërkombëtarë tregojnë se Partia Demokratike e zotit Thaçi ka fituar rreth 34 përqind të votave. Partia e presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu është në vendin e dytë me 22 përqind të votave.

Në se këto rezultate qëndrojnë, Hashim Thaçi, ish udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të bëhet kryeministër i Kosovës por atij do t’i duhet të formojë një qeveri koalicioni. Pjesmarrja në votime ishte në nivelin më të ulët, 45 përqind. Pakica serbe në Kosovë i bojkotoi zgjedhjet. //rd//

XS
SM
MD
LG