Lidhje

Presidenti i Kosovës Sejdiu bën thirrje për institucione të reja


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, vlerësoi lartë procesin e votimeve dhe siç tha kulturën e lartë politike të dëshmuar nga qytetarët dhe partitë politike. Ai u shpreh i gatshëm që të përgëzojë Partinë Demokratike që ka fituar numrin më të madh të votave.

Me komunikimin zyrtar të rezultateve, do të përgëzoj fituesin dhe do të bëjë ftesë që menjëherë të fillojnë bisedimet-konsultimet për konstituimin e shpejtë të Qeverisë së Kosovës, tha presidenti Sejdiu.

Eqrem Kryeziu, nënkryetar i LDK-së, i cili para zgjedhjeve kishte deklaruar se do të jepte dorëheqje nëse subjekti i tij nuk fiton më shumë se 40 për qind të votave, tha sot se do të mbajë fjalën...

Unë e kam ofruar dorëheqjen dhe kjo është çështje e Kryesisë së LDK-së se çka do të bëjë. Ata thanë mos se pa arritur rezultatet finale nuk ka kuptim... mirëpo ne pa tjetër se duhet t'i mbajmë fjalët që i kemi dhënë", tha zoti Kryeziu.

Për Partinë reformiste ORA, e cila ishte në opozitë për tre vjet rresht, votat e 17 nëntorit ishin ndëshkuese. Kryetari i saj, Veton Surroi, tha sot se partia e tij mund të mos kalojë pragun zgjedhor prej pesë për qind dhe ai do të respektojë rezultatin që pasqyron vullnetin e pjesëmarrësve në zgjedhje.

Meritat mund t’i vlerësoni nga njëri apo aspekti tjetër, por në fund, meritore është vota e qytetarëve të Kosovës. Dhe, nëse qytetarët e Kosovës kanë vetuar që ne të mbetemi jashtë, atëherë edhe do të mbetemi jashtë Kuvendit të Kosovë. Nuk mund të hymë në asnjë formë tjetër pos me votë, dhe nëse ajo mungon atëherë nuk do të jemi në Kuvendin e Kosovës… Ky ka qenë vendimi i zgjedhësve të cilët duan të kyçin forca të tjera politike”, ka deklaruar kryetari i ORA’s.

Sido qoftë, zgjedhjet e 17 nëntorit kanë ndërruar dukshëm skenën politike , por ende nuk kanë filluar bisedimet zyrtare për ndërtimin e institucioneve të reja të Kosovës. //iç//

XS
SM
MD
LG