Lidhje

Takim Olmert-Abas në prag të Konferencës për Lindjen e Mesme


Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe presidenti palestinez Mahmud Abas u takuan sot në Jeruzalem në përpjekje për të zbutur mosmarrëveshjet para konferencës për paqe në Lindjen e Mesme.

Njoftimet e lajmeve thonë se negociatorët nga të dy palët do të vazhdojnë bisedimet që synojnë hartimin e një deklarate të përbashkët për konferencën që do të zhvillohet në qytetin amerikan të Anapolis në Merilend. Data e konferencës nuk është caktuar ende.

Para takimit të tyre, zoti Olmert mori miratimin e kabinetit për lirimin e 441 të burgosurve palestinezë si shenjë e vullnetit të mirë ndaj zotit Abas. Zyrtarët palestinezë e kritikuan numrin si të pamjaftueshëm. Zoti Abas ka kërkuar lirimin e dy mijë të burgosurve.

Zoti Olmert ripohoi premtimet izraelite për të mos ndërtuar vendbanime të reja në bregun Perëndimor dhe për të hequr të gjitha vendbanimet e paautorizuara të ndërtuara gjatë viteve të fundit nga kolonët izraelitë.//lk

XS
SM
MD
LG