Lidhje

Ish kryeministri i Pakistanit kthehet nga mërgimi


Ish kryeministri i Pakistanit Navaz Sharif arriti në Lahore pas shtatë vjetësh në mërgim në Arabinë Saudite. Ai është një tjetër figurë opozitare pakistaneze që kthehet para zgjedhjeve të përgjithëshme.

Megjithë kontrollin e rreptë përreth aeroportit të Lahores, qindra përkrahës arritën të hynë në ndërtesë dhe të përshëndesnin zotin Sharif. Ai tha se kushtet në Pakistan, i cili është nën gjendjen e jashtëzakonshme, nuk janë të përshtatëshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Ai kërkoi që në Pakistan të rivendoset demokracia dhe që të anëtarët e shkarkuar të Gjykatës së lartë të vendit të kthehen në postet e tyre.

Më pas, zoti Sharif shkoi në një tempull në qendër të qytetit me një automjet të blinduar. Më parë anëtarët e opozitës thanë se policia rrethoi mijëra përkrahës të zotit Sharif dhe vendosi barrikada në mbarë qytetin për të ndaluar ndonjë miting. Zyrtarët e qeverisë thanë se zoti Sharif do të lejohet të qëndrojë në Pakistan. Ky vendim pason takimet e javës së kaluar mes presidentit Pervez Musharaf dhe mbretit Abdullah në Arabinë Saudite. //rd//

XS
SM
MD
LG