Lidhje

Putin garanton zgjedhje të drejta e të lira


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se zgjedhjet parlamentare të së dielës do të zhvillohen të drejta dhe të lira dhe ai paralajmëroi përsëri që vendet e huaja të mos përzjehen në punët e brendshme të Rusisë.

Zoti Putin u tha diplomatëve të huaj se administrata e tij ka bërë gjithshka, që të mos ketë trazira në vend këto ditë dhe hodhi poshtë ato që ai i cilësoi “përpjekje të të huajve për ta korrigjuar procesin”.

Presidenti rus, po ashtu paralajmëroi kundër përdorimit të forcës në vende të tjera si Irani, Kosova, apo Sudani. Kritikët vendorë dhe ata të huaj kanë shprehur shqetësim për zgjedhjet në Rusi, duke thënë se Kremlini po i manipulon votimet, për të siguruar një fitore dërrmuese për Partinë United Russia, pro Presidentit Putin.

Të hënën, zoti Putin i akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të minojnë procesin e votimit, duke ushtruar presion ndaj OSBE-së, që të mos i vëzhgojë zgjedhjet. Si Shtetet e Bashkuara, edhe OSBE-ja, i kanë mohuar këto akuza.//lk

XS
SM
MD
LG