Lidhje

BE nënshkruan me Serbinë marrëveshje për një fond 1 miliard dollarë


Bashkimi Evropian ka firmosur një marrëveshje me Serbinë për dhënien e 1 miliard dollarëve, fond që do të përgatisë këtë vend për anëtarësim të mundshëm.

Dje në Beograd, zv. Kryeministri i Serbisë, Bozidar Djeliç firmosi marrveshjen me zyrtarin e Bashkimit Evropian, Pierre Mirel.

Të dy thanë se Bashkimi Evropian ka dëshirë të ndihmojë Serbinë në drejtim të anëtarësimit dhe se për këtë shumë parash nuk janë vendosur kushte.

Zoti Djeliç tha se Beogradi do t’i përdorë paratë në 5 vitet e ardhshëm për projekte zhvillimi social dhe ekonomik, për arsimin dhe zhdukjen e varfërisë.

Bashkimi Evropian ishte nismëtar i një marrveshje për marrëdhënie më të afërta me Serbinë në fillim të këtij muaji, duke pasuar një raport pozitiv nga Gjykata për Krimet e Luftës se Serbia ka shtuar përpjekjet për kapjen e të dyshuarve për krime lufte.

Bashkimi Evropian nuk do ta nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen, derisa të dyshuarit të dërgohen në Hagë.//kk//

XS
SM
MD
LG