Lidhje

NASA: Atlantis në hapësirë të enjten, niset për në stacionin orbital


Zyrtarë të agjensisë amerikane të hapësirës NASA i kanë dhënë dritën e gjelbërt anijes së hapësirës Atlantis për tu nisur të enjten në një mision në stacionin orbital ndërkombëtar. Anija Atlantis do të transportojë laboratorin Kolumbus i ndërtuar në Evropë.

Vendosja e kësaj pjese shtesë në stacionin orbital është vonuar disa vjet për arsye të ndryshme, njëra ndër to fatkeqësia e anijes së hapësirës Columbia në vitin 2003. Anija Atlantis shumicën e misionit 11 ditor do ta kalojë në instalimin e laboratorit Kolumbus në një pllakë që u instalua në stacion muajin e kaluar.

Në ekipin shtatë anëtarësh të Atlantisit udhëton edhe Leopold Ajharts, gjeneral i forcave ajrore franceze i cili do të zëvëndësojë Daniel Tanin në stacionin orbital. Ai do të qëndrojë atje për më shumë se dy muaj. //rd//

XS
SM
MD
LG