Në Venezuelë po zhvillohet një referendum për ndryshimet e propozuara në kushtetutën e vendit që do të shtonin pushtetin e presidentit Hugo Chavez.
Anketat e opinionit tregojnë se rezultati është shumë i ngushtë për tu parashikuar. Disa vëzhgues ndërkombëtarë po monitorojnë votimet por ata nga Bashkimi Evropian dhe Organizata e Shteteve Amerikane nuk u ftuan të marrin pjesë.
Ndryshimet e propozuara të kushtetutës do të eliminonin kufirin e mandatit presidencial dhe do t’i jepnin qeverisë kompetenca mjaft të gjera në rast të një emergjence kombëtare. Mijëra njerëz marshuan javën e kaluar në Karakas për të protestuar kundër ndryshimeve të propozuara. Një ditë më pas, mijëra përkrahës demonstruan në mbështetje të presidentit Chavez.