Lidhje

Ed Buçard, "Plaku i Krishtlindjeve" për invalidët


Karriget e invalidit kushtojnë mijëra dollarë. Por personave me aftësi të kufizuara fizike, nganjëherë u nevojitet më tepër se sa një karrige me rrota. Objektet e posaçme që u nevojiten janë shumë të kushtueshme. Në vazhdim do t’ju njohim me një organizatë në Atlanta të Xhorxhias, e cila u ka dhuruar pajisje me vlerë miliona dollarë këtyre personave.

Ed Butchart jo vetëm që duket si Plaku tradicional i Krishtilindjeve. Gjatë 20 vjetëve të fundit, ai ka vepruar sikurse ai, duke u dhënë dhurata njerëzve me nevoja veçanta. "Kjo karrige, e cila duket si e vjetër dhe pa shumë vlerë, shitet në dyqan për 400 dollarë"... Butchard thotë se ekipi i vullnetarëve të qendrës, kanë rregulluar dhe dhuruar rreth 20 mijë karrike me rrota dhe pajisje të tjera me vlerë mbi 60 milionë dollarë.

20 vjet më parë ai themeloi organizatën Friends of Disabled Adults and Childern, shkurt FODAC. Sot, ajo është një organizatë ndërkombëtare. Chris Brand ka qenë drejtori i organizatës në 6 vjetët e fundit. "Ne furnizojmë me karrike me rrota 45 shtete të Amerikës. Kjo është harta që tregon përhapjen tonë në mbarë botën, në 65 vende të ndryshme të botës. Disa prej tyre kanë nga një karrige, disa të tjerë kanë disa pajisje. Gjithshka filloi me një karrike të përdorur". Butchart thotë se ai e rregilloi atë në garazhin e tij dhe e fali atë menjëherë.

Shumë shpejt, pas kësaj, dhuratat vazhdonin të vinin, nganjëherë një nga një, por shpesh me shumicë, me kamiona,me të gjitha llojet e ndihmave që mund të imagjinoni për njerëzit me probleme fizike. "Garazhdi im nuk ishte i madh sa duhet, dhe fillova të përdorja edhe shtëpinë. Por edhe ajo nuk mjaftoi.. Atëhere morëm me qera një banesë aty pranë, kemi lëvizur tre herë dhe më në fund, u gjendëm në një ndërtesë me hapësirë, 6 mijë e 38 metra katore".

Kompleksi i FODAC-ut për personat me aftësi të kufizuara, i vendosur në një zonë industriale të Atlantës, përfshin edhe një dyqan me çmime të lira, si dhe një magazinë, ku donacionet grumbullohen dhe ku riparohen disa nga pajisjet. Tom Buges është vullnetar në magazinë: "Synimi im është të rregulloj një karrige në ditë, të cilën ia japim pastaj dikujt. Këtu karriget jo-automatike me rrota, rregullohen dhe pastrohen me kujdes". Glenn Lopez ka qenë gjimnast kur ishte student. Por gjatë ushtrimeve, ai u rrëzua dhe dëmtoi vertebrat e qafës, duke mbetur i paralizuar. Gjatë 15 vjetëve të fundit ai ka qenë klient i organizatës FODAC. "Nuk e përballoj dot financiarisht riparimin e karriges me rrota, sepse shumë herë sigurimi shëndetësor nuk ma mbulon këtë shërbim. Prandaj, vij këtu, ata më ndihmojnë, janë të mrekullueshëm!"

Mijëra njerëz si Lopez shprehin mirënjohjen e tyre ndaj organizatës dhe disa prej tyre dërgojnë letra. "Kjo letër është nga një grup fëmijësh të një jetimoreje nga Bregu i Fildishtë. Kjo e një familjeje nga Ukraina... Çdo letër tregon një histori të veçantë".

Ed Buthcrad ka bërë shumë gjatë 71 vjetëve të jetës së tij. Ai ka qenë marins në luftën e Vietamit, ka shkruar dy libra dhe ka punuar për kompani të mëdha për diagnoza mjekësore. Ai gjithashtu është shurguruar si prift dhe përveçse ka krijuar kompaninë FODAC, për 18 vjet me radhë ai ka qenë zyrtarisht edhe Plaku i Krishtlindjeve në Stone Mountin Park, pranë Atlantës. Ai thotë se nuk ka asgjë më të mirë në botë, se sa të ndihmosh një familje që i nevojitet për fëmijën handikapad një karrige. "Fëmijët që vijnë për të marrë karrige me rrota i fusim këtu. ...Dhe në këtë dhomë magjike, fëmijët mund të zgjedhin çdo lloj lodre që u pëlqen, si dhuratë, bashkë me një karrige invalidi. Kjo është dhoma ime e preferuar!"

XS
SM
MD
LG