Lidhje

Gjykata e Lartë dëgjon argumentat në çështjen Guantanamo


Në vitin 2001, baza amerikane e marinës në Gjirin Guantanamo të Kubës u bë vend strehimi për terroristët. Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin që u pasua nga lufta në Irak. Tani, 6 vjet më vonë, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara do të vendosë nëse të burgosurit në Guantanamo duhet të kenë të njejtat të drejta si personat që arrestohen në Shtetet e Bashkuara.

Çështja që është tani përpara Gjykatës së Lartë mund të përmblidhet në këtë mënyrë: A kanë terroristët e huaj që mbahen jashtë teritorit të Shteteve të Bashkuara të njejtat të drejta në bazë të kushtetutës amerikane që të dalin para gjykatave civile?

Disa nga këta të dyshuar janë mbajtuar atje për rreth gjashtë vjet. Një gjykatë civile do t’u jepte atyre të drejtën të mësojnë se përse po mbahen atje dhe mundësinë për të apeluar.

Administrata e Presidenti Bush thotë se të pandehurit që mbahen jashtë Shteteve të Bashkuara, në këtë rast në Guantanamo të Kubës, nuk kanë të drejta kushtetuese për të dalë para gjykatave civile. Por ata kanë të drejtën për ta apeluar mbajtjen e tyre në këtë bazë para gjykatës ushtarake. Kongresi i ngriti këto gjykara vitin e kaluar pasi Gjykata e Lartë vendosi kundër administratës në dy raste të tjera të Guantanamos.

Paul Clement mbrojti dje qendrimin e qeverisë, duke thënë se kjo është çështje e sigurimit kombëtar. ”Kjo përbën në fakt përpjekjet më të mira të degës ekzekutive për të balancuar interesat duke u dhënë të ndaluarve në këtë situatë të veçantë, mundësinë për të apeluar mbajtjen e tyre dhe nga ana tjetër të vazhdojë me sukses luftën globale kundër terrorit”. Vincent Warren, Drejtor Ekzekutiv i një grupi që u jep ndihmë juridike të ndaluarve në Guantanamo, thotë:”A kemi ne në vend një mbret që qendron mbi ligjin dhe kushtetutën, apo kemi një president që ka detyrime kushtetuese?”

Por Gjykatësi, tradicionalisht konservator, Antonin Scalia, i përgjigjet kështu këtij argumenti:”Ju po i referoheni një ligji amerikan që ka hyrë disi në kushtetutën tonë, që me sa di unë, pa precedent për sa i përket garantimit të të drejtës për ndonjë shtetas jo amerikan”. Ndërsa Gjykatësi Stephen Breyer diskuton kohëzgjatjen e ndalimit. "Tashmë kanë kaluar gjashtë vjet. Procesi duhet të jetë i shpejtë, prandaj njerëzit kanë bazë për të ngritur pyetjen sepse janë mbahut për gjatë vjet pa dalë në gjyq”. Këto janë pamje nga të ndaluarit në Guantanamo. Këta demonstruae para Gjykatës së Lartë thonë se janë veshur në këtë mënyrë për treguar se si janë trajtuar të ndaluarit. "Ne mendojmë se është indinjuese që njerëzit janë mbajtur pa një afat për t’iu ngritur akuzat, në atë që është në fakt një gulag amerikan”. Pavarësisht se si do të vendosë Gjykata e Lartë, vëzhguesit thonë se vendimi do të ketë ndikim të gjerë.

Tom Wilner është angazhaur në çështjen e të ndaluarave në Guantanamo për më shumë se pesë vjet. ”Për mendimin tim historia botërore do t’i gjykojë këta gjykatës në bazë të votimit që do të bëjnë sot. Nëse do të mbrojnë ose jo shtetin ligjor, dhe nëse vetë ky vend do ta mbrojë ose jo atë”. Gjykata e Lartë amerikane pritet të vendosë për këtë çështje nga mesi i vitit të ardhëshëm. //rd//

XS
SM
MD
LG