Lidhje

Gjermania pushon nga puna zyrtarë për dhënien e vizave fallso


Ministria e Jashtme e Gjermanisë thotë se ka pushuar punonjës të ambasadës së saj në Egjipt dhe Rusi nën dyshimet se kanë lëshuar viza bazuar në dokumente fallso. Ministria thotë se ka pushuar 6 egjiptianë nga ambasada e saj në Kajro pasi autoritetet zbuluan 132 raste vizash fallso.

Në Moskë, një punonjës rus u shkarkua pasi u zbulua se mbi 1 mijë 200 vetë kishin marrë vizat në formë të parregullt. Njoftimi i ministrisë konfirmon një artikull të të përjavshmes gjermane “Der Spiegel” botuar të shtunën, ku thuhet se ekspertët dhe policët federalë kishin marrë në shqyrtim 50 mijë kërkesa vizazh për parregullsi.//lk

XS
SM
MD
LG