Lidhje

Grevë në Itali


Shoferët e kamionëve në Itali nuk përfillën një urdhër të qeverisë për t’i dhënë fund një greve tre-ditore, duke mbajtur rrugët e bllokuara e duke penguar kështu furnizimet me naftë dhe ushqime.

Ministria e transportit lëshoi mbrëmë një urdhër për kthim në punë, duke thënë se shoferët që do të vazhdonin grevën do të përballeshin me gjoba dhe burg. Kamionistët po protestojnë ndaj çmimeve të larta të naftës dhe konkurimit të lirë të huaj në industrinë e tyre. Protestat e tyre në autostrada jashtë Romës dhe qytete të tjera kanë shkaktuar vonesa të mëdha.

Këto protesta, të cilat filluan të hënën, bënë gjithashtu që shumë biznese të mbyllen, duke përfshirë edhe prodhuesin e makinave Fiat, i cili punëson më shumë se 17 mijë punëtorë. Sindikatat e kamionistëve dolën dje nga një takim me ministrinë italiane të transportit. Ministri i transportit Alesandro Bianki tha se bisedime të tjera priteshin për sot. Një sindikatë që përfaqëson shitësit e naftës tha se 60 përqind e pikave të karburantit në Itali nuk kanë më naftë. Shumë supermarkete kanë pasur mungesa ushqimesh për shkak të grevës. //rd//

XS
SM
MD
LG