Lidhje

Al Gore fajëson SHBA-në për mos arritjen e marrëveshjes për klimën


Ish nën presidenti amerikan, Al Gore, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë “përgjegjësinë kryesore” për pengimin e përparimit në konferencën botërore për klimën që po mbahet në Bali. Zoti Gore u bëri thirrje delegatëve të shkojnë përpara dhe të përfundojnë një marrëveshje pa Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë të Bardhë, Dana Perino, tha se komentet e zotit Gore “nuk janë konstruktive” për konferencën. Zonja Perino shtoi se nuk janë vetëm Shtetet e Bashkuara që shprehin shqetësime, meqë dokumenti përfshin kufirin e caktuar për pakësimin e gazeve.

Bashkimi Evropian dhe shumica e 190 vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Balit po bëjnë thirrje për shkurtimin me 25 deri në 40 përqind të nivelit të gazeve serë. BE-ja ka kërcënuar t’i bojkotojë bisedimet e organizuara nga Shtetet e Bashkuara për ngrohjen globale muajin e ardhëshëm dhe ka akuzuar Uashingtonin për pengimin e synimeve për shkurtime të mëdha të gazeve që ndotin mjedisin.//lk

XS
SM
MD
LG